MagazinaShëndetësi
Astma, ja pse shkaktohet
Studiuesit nga Universiteti Cardiff kanë nisur studimin për të gjetur shkaktarët e astmës, duke pohuar se mund të gjendet një kurë brenda 5 viteshSipas eksperimentit të zhvilluar mbi kavje është nxjerrë përfundimi se receptori i perceptimit të kalciumit (CaSR) është shkak i sëmundjes.Në pacientët me astmë, ky receptor është tepër aktiv dhe shkakton ngushtim të rrugëve të frymëmarrjes.
Prandaj edhe simptomat e astmës janë: kollitje,ngushtim në kraharor, vështirësi në frymëmarrje.Pas zbulimit të qelizave që e shkaktojnë këtë sëmundje mendohet se tashmë është e lehtë që të çaktivizojnë këto qeliza dhe të ndërpresin simptomat.Astma është një problematikë e cila prek rreth 25 milion njerëz vetëm në SHBA dhe 5 % prej tyre nuk u bëjnë efekt trajtimet aktuale të astmës si sëmundje e mushkërive.Nëse ky studim do të jetë i suksesshëm atëherë do të jetë më e lehtë që ti gjendet një shërim këtij problemi.