Kjo është historia sa e gëzueshme aq edhe e trishtë e një gruaje, e cila prej 20 vitesh dëshironte shumë të kishte një fëmijë.
Atifa Ljajic u bë nënë në moshën 60 – vjeçare, por kur kjo më në fund ndodhi, bashkëshorti i saj e la.
Sipas asaj që shkruan “DailyMail”, 68 – vjecari Serif Noki ndryshoi mendje kur dëgjoi beben të qante në maternitet dhe i tha gruas se ishte tepër i plakur për t’u marrë me të qarat e fëmijës.
Ai vendosi që të largohej ditën kur bebja mbërriti në Novi Pazar, në Raska të Serbisë.
68 – vjeçari i tha bashkëshortes së tij Atifa se vajza e porsalindur do ta mbante zgjuar gjatë natës duke qarë.
Kur u përball me faktin se po braktiste nënën e re, gruan me të cilën kishte jetuar për vite me radhë, Serif tha: “Ajo mori atë që donte, tani është e lumtur”.
Sipas tij, të jetuarit me beben në këtë moshë do të ishte shumë e dëmshme për shëndetin e tij.
Rasti i Atifas u konsiderua si një shtatzëni e rrezikshme dhe për këtë arsye ajo qëndroi në spital për tre muaj.
Serif deklaroi se e kishte pranuar zgjedhjen e gruas së tij për të vijuar me shtatzëninë, ndonëse fillimisht nuk kishte qenë dakord.
Megjithatë, kur Atifa mori në krahë vajzën e tyre Alina, Serif vendosi që nuk donte të ishte pjesë e familjes.
Vetë Atifa thotë se do ta rrisë e vetme foshnjen ndonëse nuk ka shumë para. “Çfarëdolloj gjëje të ndodhë, do ta rris Alinën në mënyrën më të mirë që mundem. Do të jetoj vetëm për të. E di që nuk do të jetë e lehtë, por besoj se ka ende njerëz të mirë që do të duan të më ndihmojnë”, shprehet gruaja
Ditëlindjen e saj të 60 -të Atifa thuajse kishte humbur shpresat për të patur fëmijë, kur mjekët i thanë se kishte mbetur shtatzënë, pas një trajtimi fertiliteti./tvklan.al
Shiko pamjet me poshte