Ja përse nuk duhet të mbuloni kurrë kapakët e wc-së me letër higjienike
Një ndër vendet më të pista ku rrezikojmë të marrim infeksione të ndryshme, duke filluar nga ato të lëkurës deri tek infeksionet e rrugëve urinare janë padyshim banjot publike.
Në këto banjo mungojnë shpeshherë kushtet më minimale të higjienës, por të punarit në grup dhe nevojat personale të minutës së fundit na detyrojnë që t’i përdorim. Duhet të tregoheni shumë të kujdesshme pasi këto ambiente janë një burim i hapur infeksionesh dhe sëmundjesh që shpeshherë mund të rezultojnë të rrezikshme. Për këtë arsye shumë femra mendojnë se kanë gjetur mënyrën e duhur për të ruajtur higjienën e tyre intime. Ato vendosin shtresa letrash higjienike përpara se të përdorin WC-në. Sipas Wlliam Schaffner, profesor dhe ekspert i sëmundjeve infektive në Vanderbilt University Medical Center, një veprim i tillë është më tepër një lloj reagimi psikologjik sesa një masë mbrojtëse ndaj sëmundjeve.
Të gjithë mikro-oganizmat e gjetur në tualet janë më së shumti me origjinë fekale , midis tyre edhe disa baktere si E.coli, streptokoku dhe stafilokoku. Lëkura e njeriut mund të shërbejë si mekanizëm mbrojtës, për aq kohë sa ato nuk bien në kontakt me anusin, vaginën dhe plagët e hapura. Duke qenë se letrat higjienike janë shumë të holla, ato e bëjnë jo efektiv mbrojtjen nga këto mikrobe. Edhe pse ju mund ta mbuloni kapakun e WC-së me shumë shtresa letre, rreziku i infeksionit është gjithmonë i pranishëm.