Magazina

A e din pse dritaret e aeroplanit kanë një vrimë të vogël (VIDEO)

Ju që udhëtoni me aeroplanë, a e keni pyetur ndonjëherë veten se për çfarë shërbejnë ato vrimat e vogla në fund të dritareve të aeroplanit?

Nëse po, atëherë hamendjeve tuaja u ka ardhur fundi pasi që një djalosh, me emrin Jackson Viegel, e ka zgjidhur këtë mister
Me sa duket, vrima e vogël është krijuar për të parandaluar eksplodimin e dritareve, raporton “Metro”.

Të nisim nga fillimi…

Dritarja e aeroplanit ka tri shtresa:

Shtresa e brendshme është “pengesa e kërcitjes”, që pengon udhëtarët të godasin dritaren e vërtetë.

Ndërsa dy shtresat tjera përbëjnë shtresën e jashtme dhe të brendshme të pjesës kryesore të dritares.

E vrima që e shihni në pjesën e poshtme të dritares lejon qarkullimin e ajrit në mes të shtresave të dritares. Kjo parandalon edhe avullimin e tyre, transmeton Koha.net.

Veç kësaj, vrima edhe baraspeshon presionin. Sipas sqarimeve të tij, nëse nuk do të ekzistonte vrima, dritaret do ose do të shpërthenin nga brenda, ose nga jashtë.
Më poshtë mund ta shihni në video sqarimin e plotë në gjuhën angleze:

Related Articles

Back to top button