Magazina
Adoleshentja, para se të vdesë nga kanceri, e ka një dëshirë të “veçantë”!
Një vajzë adoleshente është zotuar të martohet me të dashurin e saj, pasi mësoi se kanceri i saj i kockave ishte e pashërueshëm.
Emma Cosgrove, nga Cheadle në Britani, u diagnostikua me një tumor në këmbë në moshën 12 vjeçare dhe kishte vite që trajtohej, përcjell mapo.al.
Por asaj tashmë i është thënë se sëmundja është e pamundur që të kurohet më dhe se mjekët nuk janë më në gjendje të bëjnë gjë.
Duke refuzuar që sëmundja ta ndalë jetën e saj, Emma e guximshme tashmë vendosi të kryejë këtë hap të rëndësishëm.