Magazina

Përse ndryshojmë orën 2 herë në vit?

Të dielën e fundit të muajit mars, pikërisht më 26 mars do të flemë një orë më pak për shkak të ndërrimit të orës

Ky ndërrim, që ndodh dy herë në vit, në pranverë kur ora shkon 60 minuta para dhe në vjeshtë kur ora lëviz 60 minuta prapa.

Kështu nga e diela e 26 marsit dhe deri më 29 tetor 2017, orët me diell në Tokë do të rriten duke bërë në muajt në vijim dita të zgjatet krahasuar me natën.

Akrepat e orës lëvizin 60 minuta para sipas orës lokale, kur në mëngjes nga ora 02:00 e mëngjesit akrepat e orës do të shkojnë para duke shënuar orën 03:00.

Ndërrimi i orës sipas asaj diellore parashikon kursim të madh të konsumit të energjisë elektrike. Ky ndryshim i orës u vendos me ligj në Europë në shekullin e kaluar. Ndryshimi erdhi si një mënyrë për të përfituar nga drita diellore dhe për të zvogëluar në maksimum konsumin e energjisë elektrike për të ndriçuar.

Ndryshimi i orës i cili realizohet çdo pranverë konsiston për shtatë muaj në kursimin e sasive të mëdha të energjisë, konkretisht e barabartë me 643.000.000 kilovat/orë, e përkthyer në aspektin ekonomik, me kuotën e 93 milionë eurove.dst-illustration

Rregulli i ndryshimit të orës është vendosur që në shekullin e tetëmbëdhjetë, ku i pari ka qenë Benjamin Franklin i cili hodhi teorinë se me realizimin e tij, do të kursehej shumë energji.

Ndërsa mbi një shekull më vonë (në vitin 1907), teoria e tij u mor nga britaniku Uillett Uilliam, i cili e paraqiti atë në Dhomën e Komunave e cila i dha dritën e gjelbër projektit “British Summer Time”, i cili përfshinte lëvizjen e akrepave të orës përpara gjatë verës. Shumë vende e pasuan Britaninë e madhe në këtë hap, veçanërisht në kohë lufte, kur ruajtja e energjisë ishte me të vërtetë një prioritet.

Ndërsa miratimi përfundimtar i kësaj mase për të gjitha vendet, konsiston në vitin 1966, i cili përkoi me krizën e energjisë.

Related Articles

Back to top button