Magazina

Dy mënyrat natyrale për të shëruar mishrat e dhëmbëve

Nëse keni vuajtur ndonjëherë nga infeksioni i mishrave të dhëmbëve, e dini se sa e dhimbshme mund të jetë kjo.
Fillon me një skuqje për të përfunduar më pas me shfaqjen e disa qeskave apo flluskave të vogla. Kjo bën që të akumulohen baktere dhe këtu fillon pikërisht edhe problem më serioz me mishrat e dhëmbëve. E gjithë kjo vjen si rrjedhojë e dëmtimit të kockave dhe indeve mbështetës të dhëmbëve, duke sjellë kështu edhe humbjen e dhëmbëve.

Shkaku kryesor i dëmtimit të mishrave të dhëmbëve lidhet me larjen e dhëmbëve në mënyrë jo të rregullt. Tjetër faktor është përdorimi i çamçakëzit, i cili i dëmton ato pavarësisht sa shpesh i lani dhëmbët. Ka shumë alternativa natyrale që kurojnë mishrat e infektuar të dhëmbëve. Por, këto metoda janë të efektshme vetëm kur gjendjen e mishrave të dhëmbëve keni arritur ta pikasni në kohë, shkruan Express.

Por më e “rrezikshmja” është Paradentoza! Një nga shkaqet më të shpeshta të humbjes së dhëmbëve te personat e rritur. Për fat të keq, paradentoza shfaqet me simptoma të vogla, kështu që shumica e njerëzve nuk mundet ta vërejë se vuan nga kjo sëmundje apo infeksion.

Simptomat që duhet dalluar janë: mishi tepër i ndjeshëm, mishi i ënjtur i dhëmbëve, ngjyra tejet e kuqe e mishit të dhëmbëve, aroma nga goja, shija e çuditshme në gojë, dhimbje në dhëmbë dhe në mishin e tyre.

Receta popullore që shëron këtë problem është pastrimi i dhëmbëve për çdo ditë me vaj ulliri. Vaji i ullirit kujdeset mirë për dhëmbët dhe mishin e dhëmbëve, parandalon rritjen e baktereve dhe zbut infeksionet.

Aloe Vera është bima magjike që sjell përfitime të panumërta në shëndet. Ajo mund të përdoret edhe për të trajtuar mishrat e dhëmbëve të dëmtuar. Atë mund ta përdorni si pastë dhëmbësh ose thjesht të bëni gargarë me pak ujë dhe Aloe Vera.

Related Articles

Back to top button