Magazina

Gruaja më e rëndë në botë peshon 498, mbajti dietë por shiko çfarë ndodhi…

Gruaja që peshonte 498 kilogramë – e që besohet se është gruaja më e rëndë në planet, ka humbur 95 kilogramë me një dietë që ka mbajtur.
Doktorët në spitalin e Safiee në Mumbai ishin befasuar me peshën e humbur nga pacientja e tyre Eman Ahmed Abd El Aty që prej muajit janar, transmeton Klan Kosova.

Ahmed i ishte nënshtruar dietës për shkak se po përgatitjes për një operim, që do të kryhet të martën.

Sipas Times of Indisa, ajo ka humbur peshë dyfishë më shumë se sa doktorët kanë pritur.

Mënyra që asaj t’i shpëtohej jeta është procedura e laparaskopisë, me anë të së cilës ajo pritet t’i humbë edhe afro 100 kilogramë të tjerë, pra duke ia zvogëluar lukthin për 15 për qind.

Ahmet probleme me peshë thuhet se ka pasur që nga fëmijëria, kurse pesha e saj e lindjes shkruan se ka qenë pesë kilogramë.

Related Articles

Back to top button