Magazina

11 aftësitë e çuditshme dhe unike të trupit femëror

Meshkujt janë nga Marsi, femrat nga Venera… Kjo gjë është pjesërisht e vërtetë pasiqë trupi femëror është tejet i ndryshëm nga ai mashkullor.

Trupi i femrës është tejet fleksibil. Muskujt dhe ligamentet e femrave kanë më tepër elastinë se sa kolagjen, gjë që i bën më fleksibile mirëpo më të dobëta për të ngritur pesha.

2. Femrat jetojnë më gjatë. Sistemi imunitar tek femrat përballet më mirë me rreziqe të brendshme dhe të jashtme, qelizat e tyre plaken më ngadalë, andaj edhe janë më efiçiente. Prandaj femrat jetojnë më gjatë dhe sëmuren më rrallë se meshkujt.

3. Ka më tepër femra të vetmuara se sa meshkuj të vetmuar. Kjo ka të bëjë me shkallën e mortalitetit tek meshkujt pasiqë ka më tepër femra se meshkuj.

4. Aroma e djersës mashkullore i bën femrat më të lumtura. Feromonet në djersën e mashkullit kanë ndikim pozitiv në proceset trupore të femrës. Stabilizohet cilkli menstrual, përmirësohet disponimi dhe zhduket ankthi.

5. Femra është në gjendje të lind 40 foshnje. Për shkak të prapavijës gjenetike, disa femra janë në gjendje të lindin dhe rrisin shumë fëmijë. Rekordin e mban një grua ruse e cila kinse ka lindur 69 fëmijë në shekullin 18 edhe atë: 16 çifte binjakësh, 7 trinjakë, 4 katërnjakë.

6. Majat e gishtërinjve të femrës janë 99% ndryshe nga ata të meshkujve. Lëkura femërore sekreton dyfish më tepër aminoacide se lëkura mashkullore. Prandaj shkencëtarët vetëm duhet të shikojnë shenjat e gishtërinjve për të zbuluar gjininë.

7. Gji dhënia u jep superfuqi. Fillojnë të tajiten hormone në një shkallë të pazakontë, gjë që ndikon në trurin dhe trupin e femrës. Femrat bëhen më pak anksioze, të patrembura dhe gjejnë kënaqësi në gjërat e thjeshta dhe të zakonshme, janë empatike, dallojnë më tepër zërat dhe ngjyrat si dhe mund të lexojnë mendimet e të tjerëve.

8. Terapitë hormonale ndryshojnë aromën e femrës duke i bërë ato më pak atraktive për meshkujt. Kontraceptivët hormonal ndryshojnë baraspeshën e trupit. Aroma e femrës merr informatë se femra nuk është e gatshme të riprodhohet dhe truri mashkullor e regjistron se kjo femër është më pak atraktive se të tjerat.

9. Femrat kanë memorie më të mirë se meshkujt. Ndryshe nga truri mashkullor, truri i femrës përdor rajone të ndryshme të të dyja hemisferave që të ruajë me efiçiencë informatat.

10. Femrat shtatëzëna krijojnë një organ tërësisht të ri. Që të ushqejë foshnjën, trupi femëror krijon një organ të ri të quajtur placentë. Ajo kujdeset për fetusin dhe ndikon në krijimin e hormoneve tek nëna, duke e lënë trupin menjëherë pasi foshnja të lind.

11. Truri femëror e rikonstruon vazhdimisht veten për shkak të hormoneve, madje mund të ndryshojë edhe personalitetin e femrës. Një pjesë e trurit përgjegjëse për ndjenjat, kujtesën dhe vëmendjen pëson ndryshime të vazhdueshme në nivelet e estrogjenit. Si rezultat, sjellja madje edhe personaliteti i femrës mund të ndryshojë në mënyrë të konsiderueshme./femra.net/

Related Articles

Back to top button