Spitali i Nishit: Shqiprim Arifi me oksigjenoterapi, gjendja stabile por serioze

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ditëve të fundit është i shtrirë për mjekim në Spitalin e Nishit pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.

“Gjendja shëndetsore e Arifit është serioze, ai është i kyqur në oksigjen dhe është stabil, nuk është e hijshme të licitojmë për mjekimin e mëtutjeshëm”, kanë njoftuar nga Spitali i Nishit.

Shqiprim Arifi dje befas me një postim në rrjetet social ka informuar për gjendjen e tij.

“Të nderuar qytetar të Komunës së Preshevës

Kam obligim moral të ju njoftoj se jam në gjendje të rëndë shëndetësore dhe gjindem momentalisht nën përkujdesjen e ekipit mjekësor në Spitalin e Nishit. Edhe pse kam kryer disa ditë më parë testin për Corona me rezultat negativ, ndërkaq kam pasur përkeqësime të shëndetit dhe jam detyruar të shtrihem në Spital. Ju përshëndes të gjithëve. Shtoni kujdesin të gjithë, ruani veten dhe familjen”, ka theksuar Arifi.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur përmes MPJ se është e gatshme ta marr për mjekim kreun e Preshevës.

Back to top button