Magazina

7 detajet e fundit që nuset gjithmonë i harrojnë para foto sesionit të martesës

Do të shikoni në fotot e martesës në vitet që vijojnë andaj është e rëndësishme që të gjeni një fotograf të mirë. Ka edhe masa që mund të ndërmerrni ju për të pasur sesion më të lehtë të fotografimit. Shikoni 7 detajet e momenteve të fundit para fotografimit që nuk duhet t’i harroni.

1. Planifikimi i kohës së mjaftueshme. Keni një ditë të ngarkuar para jush andaj është e rëndësishme që të gjeni kohë për foto sesionin me bashkëshortin tuaj. Jepjani vetes të paktën një orë për një gjë të tillë.

2. Merrni me vete një kopje të ftesave sepse kjo gjë do ju duhet për foto.

3. Ruaj unazat për foto sesion. Zakonisht unazat i mban ndokush tjetër deri para ceremonisë mirëpo ju merrni unazat për në foto sesion.

4. Keni kujdes taket. Kur të filloni me foto sesionin, nëse jeni në natyrë taket e juaja mund të ngecin në tokë andaj keni kujdes.

5. Tregoni fotografit se çfarë dëshironi. Bëhu e sinqertë dhe tregoi fotografit se nga cili kënd dëshironi të ju fotografojë, mos u frigoni t’i kumtoni detajet që dëshironi të shihen në fotot e juaja.

6. Duhet të keni parasysh “fansat” që do ju fotografojnë paralelisht me fotografin profesional. Kjo përvojë mund të ju dekoncentrojë dhe të mos keni rezultatin e pritur tek fotot profesionale andaj bëni mirë të fotografoheni në ndonjë ambient të qetë.

7. Kërkoni nga fotografi që të kapë të ftuarit në dasmën tuaj pasiqë dasma juaj nuk ka të bëjë vetëm me juve. Do të keni dëshirë që t’i shihni të ftuarit tuaj në foto album./femra.net/

Related Articles

Back to top button