Magazina

Si të keni rrobat ekstra të freskëta (Video)

Soda bikarbone mund të përdoret për aq shumë gjëra të mrekullueshme, sidomos kur bëhet fjalë për rrobat tuaja. Ne do të ndajmë së bashku me ju disa mënyra të përdorimit të sodës bikarbone, duke filluar si mënjanues i njollave e deri tek absorbues i aromës. Soda bikarbone vërtetë është një shpëtues i lavatriçes suaj!

Shëndrit lavatriçen tuaj

Shtoni ½ filxhani sode bikarbone në makinën larëse së bashku me detergjentin tuaj të rregullt. Ky truk do të ndihmojë në zbardhjen e rrobave tuaja të bardha dhe duke i bërë ngjyrat më të ndritshme, poashtu!

U jep çarçafëve jetë të re

E kanë ndërruar pamjen mbulesat dhe çarçafët tuaj dhe nuk duken të freskët si më parë? Shtoni një tas të madh me ujë të ngrohtë dhe hidhni ½ filxhan sode bikarbone. Përzieni dhe lëreni ashtu për disa orë. Më pas, pastroni mbulesat me dorë ose hidheni përbërjen në lavatriçe. Soda bikarbone do të ndihmojë që çarçafët tuaj të shkëlqejnë sërish pa i dëmtuar aspak.

Freskon jastëkët apo peshqirët

Shtoni ½ filxhani sode bikarbone së bashku me detergjentin e zakonshëm të larjes së rrobave, në mënyrë që t’i bëni të duken më të freskët jastëkët apo peshqirët. Ato do të dalin me erë të freskët dhe të pastër!

Heq aromat

Shtoni ½ filxhani sode bikarbone në ciklin e shpëlarjes së lavatriçes për të hequr aromat e rënda nga rrobat, peshqirët, shtrojat apo mbulesat. Soda bikarbone ndihmon në eliminimin e aromave të forta, urinës dhe mykut si dhe shumë më tepër.

Pastron makinën tuaj të larjes

Thjeshtë, për të pastruar makinën tuaj larëse, aktivizoni ciklin e pastrimit në lavatriçe pa rroba në të dhe shtoni një filxhan sode bikarbone. Lëreni që cikli të aktivizohet në ujë të nxehtë në mënyrë që soda bikarbone të depërtojë në të gjithë hapësirën e lavatriçes.

Këshillë

Aksidentalisht keni futur për të larë rroba me çamçakëz, karamele apo buzëkuq? Bëni një pastë me tri lugë sode bikarbone dhe një lugë gjelle ujë. Pastroni këto njolla me këtë përzierje, në mënyrë që t’u hiqen tërësisht njollat nga rrobat.

Related Articles

Back to top button