Magazina

Ndaloni së thënuri nënave se nuk kanë ‘nevojë’ të punojnë!

Një nënë e re, partneri i së cilës punon mjaftueshëm për ta mbështetur familjen, refuzon faktin se ato duhet thjeshtë të qëndrojnë në shtëpi…

Pas 20 vitesh punë si një aktiviste strategjike për të drejtat e njeriut, tani jam një nënë e një djali 17 muajsh dhe ky është realiteti im i ri: merrem vetëm me disa projekte si freelancer gjë që paguhem shumë pak për të mos thënë fare, duke qenë në varësi të plotë nga burri, të ardhurat e të cilit na mbulojnë shpenzimet për familjen tonë tri anëtarëshe.

Meqenëse lindja e djalit nuk më ndaloi nga përfundimi i karrierës sime, duke më bërë të kujdesem edhe për djalin por edhe të kontriboj financiarisht në familjen time të re. Në ndërkohë, miqtë e mi më paralajmëronin se nuk e kam nevojën që tani të punoj. Unë jam e vetëdijshme se djali im ka nevojë për kujdesin tim të pandarë në shtëpi, por nuk arrij të kuptoj pse nuk duhet që të vazhdoj të punoj. Papritmas, ambicia ime për të zgjeruar karrierën time dhe për të shfrytëzuar arsimimin dhe aftësitë e mia, për të fituar vet paratë e mia dhe për të qenë një partner i fuqishëm, shihej si një synim egoist apo stres i panevojshëm për fëmijën tim të ri dhe jetën tonë në shtëpi.

Sipas studimeve të bërë në Univerzitetin e Harvardit thuhet se prindërit që janë model për rolin e fëmijës kanë më shumë gjasa të rrisin fëmijë të kujdesshëm, të respektueshëm dhe etikë. Një nga gjërat më të rëndësishme që bëjmë për fëmijët tanë është t’i prezentojmë ata me një verzion të të rriturve dhe duke u përpjekur për vlera të mirëfillta.

Por, ditët e sotme, njerëzit gjatë një bisede të sjellshme, nuk më pyesin më se çfarë bëj dhe me çka merrem pasi të kenë kuptuar se kam një fëmijë. Por, amësia është punë në vete, dhe në vend që të dorëzohem nga veprimet dhe aktivitetet tjera, mua fëmija më ka dhënë një bindje edhe më të madhe për të kontribuar në gjërat që më interesojnë.

Unë duhej të punoja sepse ndjehesha sikur idetë e mia bënin ndryshime, sqaron Jolynn Vallejo, një nën që punonte si ndihmëse e drejtoirt në një kolegj të arteve në Kaliforni. Kjo e definon punën si një lloj karriere, sesa thjeshtë një punë, ku ndikimi në nivel global dhe lokal është një prioritet i lartë. Ajo përpiqet që të përkushtojë tërë kohën dhe energjinë e saj për të ndikuar në ndryshimet pozitive dhe përshkruan pozitën e saj aktuale në punën e menaxhimit të arsimit të lartë, duke ndërtuar marrëdhënie me studentë dhe duke udhëtuar ndërkombëtarisht – si ëndërr e saj në jetë, megjithëse i tërë ky angazhim nënkupton të braktisë shpesh vajzën e saj.

Ideja e nënës që ka “nevojë për të punuar” shpesh nënkupton domosdoshmërinë financiare, por shumica prej nesh bien jashtë këtij nocioni të kufizuar. Për shumicën e nënave moderne, që kanë nevojë të punojnë, është krijimi apo kontributi i diçkaje më të madhe se mirëmbajtja e shtëpisë, të nxitur nga sistemi jonë i vlerave dhe qëllimet financiare. Natasha Marin thekson se angazhimi i saj për të krijuar projekte të rëndësishme kanë intensifikuar rolin e saj si nënë. Ajo vazhdon të thotë se ka investuar në energji dhe kohë për komunitetin e saj dhe beson se të jesh pjesëmarrëse aktive në jetë është e vetmja mënyrë për të jetuar. Ajo pohon: “Ndihem kaq e gjallë kur jam një instrument i lidhjes dhe ndryshimit”.

Lauren, një shtatzëne me binjakë e cila udhëheq një organizatë jofitimprurëse të themeluar më 2007 e cila ka për qëllim parandalimin e abuzimit seksual dhe mbështetjen e të mbijetuarve. Paga e partnerit të saj mbulon plotësisht cilësinë e jetës që duan për familjen e tyre, por ajo do të vazhdojë me librin edhe pasi të lindë. Ajo përpiqet gjithnjë për më shumë, duke ndihmuar të tjerët, duke u përmbushur me atë që dëshiron ta bëjë.

Çdo përpjekje e gruas për të bërë diçka më tepër për fëmijët e saj llogaritet si e dobishme, pse të mos angazhohen femrat përderisa e kanë vullnetin e mirë për të bërë gjëra, nuk arsyetohet aspak qëndrimi në shtëpi apo varësia nga të tjerët, pse të mos kontribojnë financiarisht dhe të marrin vendime të pavarura.

Pavarsisht rrethanave, rrugëtimi i karrierës së një gruaje do të ndikohet gjithnjë nëse dëshiron të ketë fëmijë. Duke njohur këtë realitet, femrat angazhohen rreth strategjisë së tyre vite më parë duke ndërtuar një karrierë të mirë, një perspektivë afatgjate që meshkujt vështirë të përballen me to.

Related Articles

Back to top button