Magazina
Ajo deshi t’i ngjyrosë vetullat, por përjetoi ferrin (Foto)
Tajla Duri, publikoi në facebook, fotot tronditëse të syve të saj pasi u përpoq të pikturojë vetullat, transmeton lajmi.net
Vetëm disa orë pas i gjyrosi ato, fytyra e saj u fry, syte iu mbushën me qelb dhe lëkura rreth ballit iu dogj.
“U zgjova pothuajse e verbër. Sytë e mi ishin bërë si dy balona. Unë fillova të qaj e të bërtas,” tha ajo në një status në Facebook.
Tajla u shtrua në spital pasi që ajo nuk ndoqi udhëzimet e detyrueshme që ka çdo prodhues bojërash, sipas të cilës duhej të bëhej një test 24 orë para aplikimit të produktit.
Prandaj, ajo përfundoi me djegie kimike.