Pse nuk duhet ta mbajmë telefonin në dhomën e gjumit
Varësia ndaj smartphonëve ka arritur në një nivel krejtësisht të ri pasi nuk mundemi dot të shtrijmë kokën mbi jastëk pa atë pranë nesh. E nëse kjo nuk është arsye për ta lënë telefonin tuaj larg dhomës, një sondazh i kryer nga “YouGov” dhe “The Huffington Post” ka zbuluar se 63% e përdoruesve të smartphone mes moshave 18 dhe 29 flenë me telefonat apo tabletët në shtretërit e tyre.
Në vitet e fundit, shkencëtarët kanë zbuluar se privimi kronik i gjumit tonë është i lidhur me këto pajisje.
Një studim i publikuar në revistën “Nature” zbuloi se si drita artificiale blu shkaktuar nga celularët, smartphone dhe tabletët aktivizon neuronet e zgjimit brenda trurit tonë duke na privuar nga ndenja e të fjeturit.
Ndërsa argumenti i dritës blu është një pikë qendrore e teknologjisë për largimin e telefonit nga dhoma e gjumit, kjo nuk është arsyeja e vetme pse duhet ta lëmë dhomën e gjumit një vend të shenjtë të rezervuar për gjumë.
1- Do të minimizoni lojën dhe bisedat me miqtë tuaj në orët e “djallit”
Gjithçka fillon me një skanim të shpejtë të Facebook ose thjesht duke përdorur jetën e mbetur në Candy Crush, por rrallë përfundon atje ku nis. Komunikimi natën vonë përmes telefonit mes të rinjve ka shkaktuar probleme të mëdha në gjumin e tyre. Kënaqësia e çastit dhe stimulimi njohës është e lidhur me rezultate jo të mira emocionale dhe me një çrregullim të gjumit.
2- Ndoshta një libër do të ishte më i mirë
Nëse ju akoma nuk jeni gati për të fjetur merrni një libër në vend të telefonit tuaj. Një llampë leximi nuk do të lëshojë të njëjtën dritë stimuluese blu siç bën një ekran dixhital.
3- Kushtojini vëmendje partnerit tuaj
Teknologjia në dhomë është një nga faktorët kryesorë që ndikon në sabotimin e jetës seksuale në çift. Fatkeqësisht kjo lidhje teknologjike kompromenton lidhjen në jetën reale. Nëse ju dëshironi të shmangni rënien e humorit dhe të përmirësoni komunikimin e përgjithshëm me partnerin tuaj, thjesht mbajeni telefonin larg.
4- Ju do të reduktoni ekspozimin ndaj rrezatimit
Ndërsa asnjë dëshmi bindëse nuk i lidh telefonat celularë në zhvillimin e kancerit, telefonat emetojnë një formë të rrezatimit jo-jonizues elektromagnetik që mund të absorbohet nga indet e trupit të vendosura në afërsi të telefonit, sipas Institutit Kombëtar të Kancerit. Transmetime të tilla janë kancerogjene dhe që rreziku bëhet shumë më i madh nëse e mbani telefonin larg trupit tuaj.
5- Do të relaksoheni pa këto alarme cingëruese në veshin tuaj
Nëse e kupton apo jo duke e lënë telefonin tuaj afër mund të krijojë ndjenjën e hipervigjilencës, një përvojë e lidhur me çrregullime të stresit post traumatik. Duke qenë vigjilent për telefonatat hyrëse, mesazhet me tekst ose email-et pengojnë trupin tuaj të arrijë gjendjen e dëshiruar të relaksit total.
6-Flini sa më shumë
Thjesht mendoni sa shumë gjumë do të bëni çdo natë nëse jeni shkëputur nga telefoni juaj. Me vendosjen e një “shtetrrethimi” me telefonin tuaj ju do t’i jepni trurit tuaj mundësinë për t’u relaksuar në vend se ta stimuloni atë.