Shqiptarja që u mbijetoi serbëve vetëm nga gjuha (Video)
Historia e 90-vjaçares nga Kosova e cila i shpëtoi ushtarëve serb vetëm se mohoi Shqipërinë dhe u foli atyre serbisht dhe deklaruar se është boshnjake është vërtet e dhimbshme, ajo quhet Badushe Maxhuni, dhe është nga fshati Maxhunaj i Komunës së Vushtrrisë.
90-vjeçarja gjatë kësaj kohe kishte vendosur të mos largohet nga shtëpia ku po jetonte, ndërsa vendosi të flijohej për kunatin e saj të sëmur.
Por se si arriti ti mbijetoj Badushe Maxhuni trokitjeve në derë te pushtuesit Serb të asaj kohe, tregon ajo në rrëfimin e saj.
“Erdhën serbët te dera dhe më pyetën se çka e ki ti këtë kapuçbardhin. Ju thash, komshi. Njëri më tha hajde tregona shtëpinë. Ka hi brenda, dhe po më pyet se çka je ti. I thash jam boshnjake. Ai më tha, mos u frikëso hiç”, ka thënë Badushja.
E ndërsa përveç shqipes, 90-vjeçarja flet edhe serbishten dhe turqishten. Tragjedia më e madhe për të ishte kur ajo u detyrua të kalonte pranë kufomave të shqiptarëve të masakruar, teksa kishte shkuar për t’u furnizuar me ushqime në Vushtrri.per te par videon e plote kliko ne reklame….per me shume shiko videon me poshte!