Magazina

Kujdes me këtë produkt pastrimi! Mund të nxisin astmën

Produktet e pastrimit të përdora në shtëpi, shkolla apo vendet e punës nxisin shqetësimet në rrugët e sipërme të frymëmarrjes dhe sëmundjen e astmës.

Sipas një lajmi të publikuar nga “Foxnews” bëhet e ditur se produkte pastrimi si ilaçet pastrues të xhamave, acidet, detergjentet etj. shkaktojnë avancimin e shenjave të astmës.

Nisur nga këto rezultate duhen zhvilluar praktika dhe mënyra të shëndetshme të ruajtjes së sigurisë dhe kufizimit të kontaktit me kimikatet që gjenden në to.

Disa studime të zhvilluara vitet e kaluara treguan lidhjen mes zhvillimit të astmës dhe produkteve të pastrimit. Gjatë kohës së studimit, gratë regjistruan lloje të ndryshme të spërkatësve pastrues.

Në këtë listë gjendeshin 14 produkte pastrimi të ndryshme duke filluar që nga pastruesit e xhamave, pastruesit e tapeteve, pastruesit e yndyrës dhe njollave etj.

Femrat përdorin mesatarisht dy produkte pastrimi gjatë ditës dhe një herë në katër ditë përdorin një ilaç të fortë pastrues i cili përmban amoniak.

Gjatë kohës së pastrimit, te 17 femra janë vënë re teshtima, kruajtje të hundëve, gërvishtje në fyt dhe rrjedhje sekrecionesh nga hundët. Ndërsa te 18 të tjera janë paraqitur shenja si kollë, dhimbje gjoksi dhe frymëmarrje me gërvishtje.

Edhe klori apo acidet e përdora në shkolla apo për pastrimin e pishinave kanë ndikuar negativisht duke nxitur shqetësime të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes dhe astmën.

Produktet e pastrimit të cilat përmbajnë amoniak mund të bëhen shkak i problemeve serioze në mushkëri.

Related Articles

Back to top button