Magazina

Shkencëtarët zbulojnë moshën ideale për t’u bërë nënë

Rritja e një fëmije është një udhëtim i çmuar dhe i mrekullueshëm që mund të sjellë lumturi dhe gëzim, si dhe sfida dhe shqetësime, pavarësisht nga mosha juaj.
Pra, a ka një gjë të tillë si “koha e duhur” për t’u bërë një nënë?
Hulumtimet e reja kanë zbuluar se shtatzënia pas moshës 35 vjeç ka përfitime të mëdha.
Mosha mesatare e grave që bëhen nëna për herë të parë vazhdon të rritet. Dhe kjo nuk është vetëm një çështje e modës. Gratë në të 30-at dhe 40-at e tyre ndihen shumë më të sigurta dhe më të vendosura sigurta në marrëdhëniet dhe karrierën e tyre.
Historikisht, shtatzënia pas moshës 35 vjeçare është konsideruar e rrezikshme. Megjithatë, shkenca po zbulon benefitet e reja që lidhen me shtatëzënitë e vonshme.
Është provuar më parë se të kesh një fëmijë pas moshës 35 vjeçare rrit jetëgjatësinë, dhe së fundi një studim i ri i kryer në Universitetin e Kalifornisë Jugore zbulon se lindja pas moshës 35 vjeçare përmirëson aftësitë mendore të nënës.
Studiuesit kryen disa teste në 830 femra në postmenopauzë. Pjesëmarrëset në studim u testuan mbi planifikimin, perceptimin vizual, kujtesën verbale, koncentrimin dhe vëmendjen. Ata gjetën se gratë që kishin lindur foshnjën e parë pas moshës 24 vjeçare arritën rezultate më mira në testet e mprehjes mendore, zgjidhjen e problemeve dhe aftësitë verbale krahasuar me ato që u bënë nëna midis moshës 15 dhe 24 vjeç. Gratë që kishin lindur foshnjat e tyre pas moshës 35 vjeç kishin kujtesë më të mirë verbale dhe njohje.

Related Articles

Back to top button