Magazina

Zjarrfikësi dikur i kishte shpëtuar jetën vajzës së vogël – ja çfarë ajo ka bërë pas 17 vitesh! (Foto)

Shumë vite më parë, një zjarrfikës i quajtur Majk Hughes e kishte shpëtuar një vajzë, atëbotë nëntë muajshe, Danielle Davison, nga një zjarr në shtëpinë e saj. Por historia e tyre nuk përfundon vetëm me kaq.

“Kur arritëm, një pjesë e madhe e shtëpisë veçse ishte përfshirë në flakë. Kam gjetur Daniellen të kërrusur në krevatin e saj në dhomën e gjumit”, kujton Majk.

E disa vite më vonë, ai donte të dinte se çfarë kishte ndodhur me fëmijën që kishte shpëtuar.
Pasi e gjeti në Facebook, ai i dërgoi asaj një mesazh: “Mendoj se një herë u kam nxjerrë nga zjarri, kur ju ishit ende një vajzë shumë e vogël”.

Dhe prej këtij momenti, shkruajnë mediat e huaja, ata nuk u ndalen së biseduari; Majk u bë një baba i dytë për Daniellen.

17 vjet pas zjarrit në shtëpinë e saj, Danielle e ftoi Miken në ceremoninë e saj të diplomimit, si shpëtimtar i saj dhe një mik i ngushtë.

Mike kishte qarë kur dëgjoi fjalimin e Danielas në ceremoni: “Prania e Majkut këtu është me të vërtetë e rëndësishme për mua. Unë gjithmonë qaj nga gëzimi kur mendoj se si çdo gjë mund të ketë qenë ndryshe. Unë nuk do të isha këtu nëse nuk do të kishit qenë atëherë ju”.

Related Articles

Back to top button