Magazina

A i dalloni mesazhet e fshehura në logot më të famshme?

Këto janë disa prej logove më të njohura në botë. Megjithatë, disa prej këtyre kompanive kanë zgjedhur që të bëjnë pak gallatë, duke e fshehur në njëfarë mënyre mesazhin e tyre.

A jeni në gjendje t’i kuptoni? Shihni shpjegimet më poshtë.

toblerone
-Toblerone

Nëse sheh logon e çokollatës së famshme, me shumë gjasë nuk do kuptoni se ka diçka tek mali. Shihni me vëmendje dhe do kuptoni se është një ari.
amazon
-Amazon

Sa herë e kemi parë logon e Amazon.com. Megjithatë, nëse shihni me kujdes, shigjeta e buzëqeshjes shkon nga A tek Z. Qëllimi është të ofrojnë gjithçka nga A-ja tek Z-ja (Zh-ja).
le-tour
-Le Tour de France

Mund të duket një logo e thjeshtë, por nëse shikoni me kujdes shkronjën R, në fakt është një çiklist që po nget biçikletën.
fedex
-FedEx

Kjo logo fsheh një nga sekretet më të mëdha në botën e logove. E dalloni dot? Nëse shihni mes shkronjës E të madhe dhe x-së, do dalloni një shigjetë që lëviz nga e majta në të djathtë.
continental
-Continental

Kjo mund të duket e lehtë. Logoja e kompanisë që prodhon goma fsheh në fakt një të tillë. Shkronjat C dhe o formojnë një gomë.
elefont
-Elefont

Kompania e njohur e dizajnit ka vendosur të fshehë diçka tek shkronja E. Brenda hapësisë negative është noçka e një elefanti të vogël.
picasa
-Picasa

Sa e mirë është spanjishtja juaj? Softueri i fotove fsheh tek logoja një shtëpi. Në fakt në spanjisht, Casa do të thotë shtëpi. Shtëpia e fotove.
sony
-Sony Vaio

E keni të vështirë ta kuptoni? Për ata që nuk e dinë, V dhe A tregojnë sinjalin analog. Sërish tek numrat binarë, I dhe O përfaqësojnë sinjalin dixhital. Pra kjo tregon historinë dhe evolucionin e teknologjisë nga analoge në dixhitale.

Related Articles

Back to top button