Magazina

Uji i makaronave, katër përdorime befasuese të tij

Uji qe del pas zierjes se makarona nuk duhet te hidhet kurrsesi. Ai është i pasur me amidon dhe për pasoje gjen përdorime praktike ne përditshmërinë tonë.

Uji qe ka dale nga zierja e makaronave është shume i pasur me amidon dhe kripëra te tjera minerale dhe si i tille shërben për zbutjen e lëkurës duke siguruar një hidratim te saj deri ne thellësi.

Këshillohet veçanërisht për lëkurën e këmbëve duke shtuar ne te një sasi kripe. Pas kësaj mjafton qe këmbët t’i mbani ne ujë për disa minuta dhe do te shihni efektin e pritshëm.

Maska për flokët. I njëjti efekt zbutës vlen edhe për flokët. Këshillohet qe larja e flokëve me këtë ujë te behet përpara përdorimit te shampos.

Maske për fytyrën. Për këtë do te mjaftonte qe te shtoni ne ujin e përftuar një sasi bollguri për te marre një përzierje me efekte te mira hidratuese.

Një tjetër përdorim i zgjuar i ujit te makaronave është edhe përdorimi i tij për te zier aty zarzavatet. Duke qenë se është i pasur edhe me kripe, ne këtë rast nuk është nevoja qe te shtohet një sasi tjetër kripe ne zierjen e tyre.

Related Articles

Back to top button