Magazina

E dini përse policët prekin me dorë dritat e makinës suaj? Kjo është e vërteta e këtij veprimi

Një taktikë të policisë ndërsa ndalon makinën tuaj zor se e keni vënë re.

Në përgjithësi, policët prekin me dorë dritat e pasme të makinës suaj në mënyrë të tillë për të lënë gjurmët e gishtërinjve të tyre.
Kjo manovër e policisë është përdorur para se të vendoseshin kamerat në makinat e tyre, duke lënë një evidencë që mjeti është ndaluar nga ai polic apo patrullë. Në shumë raste makinat arrijnë të largohen dhe në gjykatë shpesh herë kanë deklaruar se ato nuk janë ndaluar ndonjëherë nga policia duke bërë që në mungesë provash të lirohen nga akuzat.

Gjithashtu kjo taktikë ka rezultuar e suksesshme në zbulimin e shoferëve të cilët kanë transportuar gjëra të paligjshme si substanca narkotike dhe armë por edhe në zbulimin e shoferëve të intoksikuar.

Related Articles

Back to top button