Magazina

Ndodh mrekullia, 4-vjeçari shqiptar mposht leuçeminë në spitalin e Peruxhias

Pas 10 muaj terapi intensive në repartin e Oncoematologia Pediatrike të ospedale “Santa Maria della Misericordia” në Peruxhia është shëruar nga sëmundja e leuçemisë duke u kthyer me shëndet të plotë në shtëpinë e tij në Tiranë.
Dioni, vogëlushi shqiptar 4 vjeç, mbërriti rreth një vit më parë në këtë strukturë së bashku me nënën e tij Anila.
Për zyrën e shtypit të këtij spitali, Anila rrëfen historinë e djalit të saj e thotë:

“Kur Dionit iu diagnostikua sëmundja me anë të internetit nisa të kërkoj një strukturë spitalore që mund të më ndihmonte në shërimin e tij e gjeta spitalin e Peruxhias. Nisemi nga Tirana në kërkim të ndihmës e me frikën se do të na rikthenin në Shqipëri. Por frika jonë zgjati sa një përshëndetje.
Sapo mbërritëm në repartin e urgjencës, djali ynë u transferua në repartin pediatrik të Oncoematologjisë. Nuk kishim para e nuk njihnim askënd, por u mikpritëm me një humanizëm të madh. Nisja e kurave mjekësore e takimi me doktor Caniglia, na bindën se ishim në duar të sigurta”.
Pas gati një vit qëndrimi në Peruxhia sot Dioni 4 vjeçar flet në mënyrë perfekte gjuhën italiane e identifikon vendet që e kanë mikpritur duke quajtur “shtëpi” spitalin e “shtëpia me ballkon” rezidencën “Daniele Chianelli” , ku qëndroi më nënën e tij deri të mërkurën 4 prill, në ditën e largimit drejt Shqipërisë.
“Spitali i Peruxhias qe shtëpia jonë, thotë Anila, Dioni iu dhurua aty jo vetëm kurat mjekësore por dhe shumë dashuri.”

Pas dy muajsh kurimi në spital, Dioni së bashku nënën e tij u transferua në rezidencën “Daniele Chianelli”, duke vazhduar terapinë e tij .
Anila kujton drejtuesit e kësaj qëndre Franco e Luciana Chianelli, e të gjithë vullnetarët që punojnë aty.
“Kishim vetëm rrobat e trupit, por ata na dhanë gjithçka, dashuri, ushqim, ndihmë ekonomike e solidaritet.
“Çdo përqafim i tyre qe një injeksion kurajo e dashurie. Psikologë, cloën, mësues, artistë, profesionistë të art terapisë e të muzik terapisë, asistentë sociale, të gjitha kanë kontribuar në shërimin e djalit tim”, thotë Anila duke shtuar “ kthehemi në Tiranë por një pjesë të zemrës tonë e kemi lënë këtu në Peruxhia.”
Shërimi i 4 vjeçarit shqiptar Dion, qe një mrekulli e arritur falë kompentencave profesionale e humane, shërbimit e strukturës shëndetësore të spitalit “Santa Maria della Misericordia” në qytetin e Peruxhias.
Dioni u kthye në Tiranë të mërkurën e 4 prillit, pikërisht në ditën e ditëlindjes së tij të 4, tashmë i shëruar plotësisht./Oranews

Related Articles

Back to top button