Magazina

Sa libra mund ti zë truri i njeriut?

Truri i njeriut e ka kapacitetin dhjetëfish më të madh sesa që ishte supozuar më parë dhe mund t’i ruaj 4.7 miliardë libra, zbulojnë shkencëtarët të cilët kanë matur kapacitetin e ruajtjes së sinapsave – lidhjet e trurit të cilat janë përgjegjëse për ruajtjen e kujtimeve.

Ata kanë zbuluar se, mesatarisht, një sinapsë mund të ruaj rreth 4.7 bit të informacioneve. Kjo do të thotë se truri i njeriut e ka kapacitetin e një petabiti apo 1,000,000,000,000,000 bitëve.Një petabit është njëjtë sikurse 20 milionë sirtarë të mbushur me tekste, 13.3 vite të incizimeve HD, 4.7 miliardë libra apo 670 milionë faqe uebi.
Sa i përket këtij zbulimi, profesori Terry Sejnowski nga Salk Institute for Biological Studies, ka thënë se ky zbulim është historik në fushën e neuroshkencës.

Vlen të ceket se hulumtimi i tyre është publikuar në eLife.

Related Articles

Back to top button