Magazina

Syzet e diellit, modelet e momentit

Çfarë i bashkon Victoria Beckham, Kim Kardashian dhe Gigi Hadid? Shumë e thjeshtë: të gjitha kanë një pasion të madh për syzet e diellit!

Dihet se për ti shpëtuar paparacëve apo për të mos u njohur në publik VIP-at përdorin syze të errëta.

Por sigurisht që nuk bëhet fjalë për një palë syze çfarëdo: me volum të madh, lente pasqyrë dhe stili retro janë diktati i momentit.

Që nga modelet klasike, me formën e maces si Nicky Hilton, deri tek ato të Kim Kardashian.

Nuk mungojnë as nostalgjiket që fokusohen tek detajet e ngjyrat retro si Kate Hudson apo Kiernan Shipka, apo modeli i viteve ’70 me lente të mëdha të rrumbullakta dhe me ngjyra si Paris Jackson apo Elle Fanning.

Pra stina e gjuetisë së syzeve të diellit perfekte sapo ka nisur. Ja disa modele në fotogaleri.

Related Articles

Back to top button