Mjekët: Ja sa gota ujë duhet të pini në ditë
Uji që ne pijmë gjatë ditës ka një ndikim të madhe në shëndetin tonë. Uji rregullon temperaturën trupore, bart vlerat ushqyese dhe oksigjenin dhe ndihmon gjatë nxjerrjes së materieve toksike nga trupi. Megjithatë, shumica nga ne nuk konsumon aq sa duhet ujë gjatë ditës.
Ja disa këshilla si të jemi mjaft të hidratuar gjatë ditës. Sasia e mjaftueshme e ujit, të cilin duhet ta konsumoni gjatë ditës është ajo sasi e ujit të cilën e humbni përmes djersës, urinës, frymëmarrjes… Kjo është përafërsisht prej 8-10 gota ujë në ditë.
Por nga perimet dhe frutat ne i kompesojmë afro 4 gota me ujë, nënkuptohet që duhet të pijmë pjesën tjetër,domethënë deri në 8 gota ujë në ditë. Kuptohet se kjo nuk është fikse. Si ta dimë nëse konsumojmë ujë mjaftueshëm? Sa ujë konsumojnë në ditë mund të shihet edhe përmes urinës. Mesatarisht urinojmë 4-8 herë në ditë, por megjithatë çdo gjë ndryshon nga njeriu në njeri dhe kjo nuk ka nevojë të jetë masë. Më shumë kujdes duhet të kushtoni në ngjyrën dhe aromën e urinës.
Nëse urina ka ngjyrë më të ndritshme dhe nuk ka aromë, mund të supozohet që konsumoni mjaft ujë. Nëse urina ka ngjyrë më të errët dhe ka aromë amoniaku duhet të pini më shumë ujë.