Magazina

Shtoni vetem kete gotë lëng dhe do të keni rroba të bardha si sapo blera….

Mbajtja e rrobave të bardha dhe të shndritshme si ditën që i keni blerë është paksa e vështirë. Ato mund të bëhen me njolla të ndryshme si ato të djersës, për shkak të pluhurit apo mund të marrin ngjyrën e rrobave të tjera. Kështu, amvisat përdorin detergjentë zbardhues për t’i bërë ato të duken si të reja.

Por, përveçse nuk arrijnë t’i zbardhin dhe t’i bëjnë ato siç ishin, përbajnë edhe komponentë të cilët bëhen të rrezikshëm kur rrobat bien në kontakt me lëkurën. Mund të krijojnë alergji, reaksione, skuqje apo acarim kur ekspozoheni në diell.

Ka disa metoda shumë të thjeshta që ju vijnë në ndihmë dhe i japin fund problemit tuaj. Lëngu i limonit është përbërësi ideal që ju duhen në këtë rast.
Metoda 1: nëse i lani rrobat tuaja në lavatriçe, shtoni në të 1 gotë me lëng limoni.

Metoda 2: Nëse i lani rrobat me dorë, atëherë zhytini në një enë me ujë të nxehtë dhe shtoni 1 gotë lëng limoni. Lërini përgjatë gjithë natës. Në mëngjes vendosini në lavatriçe dhe lajini si zakonisht. Përsëriteni këtë procedurë derisa rrobat të zbardhen plotësisht.

Related Articles

Back to top button