Magazina

Llojet e njerëzve ne facebook

Thëngjilli – Ai as nuk pëlqen dhe as nuk komenton, fare, megjithatë ndjek dhe lexon gjithçka.
I ndrojturi – Nuk bën pëlqime, ose bën rrallë, kur komenton shkruan vetëm:”Hahahahahaa” dhe këto rrallë.
Ylli i facebook – U kujton miqve të tij herë pas here, se për shkak se numri i miqve është 5000 nuk mund të pranojë ftesa të tjera.
Lojtari – Luan të gjitha llojet e lojrave që gjenden në facebook.
Fetari: E ka llogarinë e vet personale të mbushur me tekste të shenjta.
Hajduti: Vjedh gjithçka që i pëlqen dhe e publikon në faqen e vet. Ka shumë mundësi të vjedhë dhe këtë postim.
I përvuajturi – E ka konakun e tij të facebook të mbushur me zemra të plagosura, trëndafila të thyer, muzikë melankolike dhe ankesa pafund për këtë botë të padrejtë.
I ngujuari – E gjen gjatë gjithë kohës online, pëlqen dhe komenton çdo postim që i del para.
Dashamirësi – I pëlqen bota bota e facebook dhe komanda e tij e preferuar është “like”
Kulla e vrojtimit – Puna e tij e vetme është të ndjekë të afërmit, kë pëlqejnë, kujti i komentojnë etj… dhe të gjitha informacionet ua përcjell familjarëve.
Kundërshtari – E gjen në pozicion yxhymi për çdo postim, çfarëdo qoftë tematika e tij.
Njeh ndonje tjeter ti?
Tregoje ne koment

Related Articles

Back to top button