Magazina
Nëna që këmbëngulte familjarët që ti arsimonte 3 vajzat e saja
“Nuk ishte aspak e lehtë të kujdesem për tre vajzat e mia pas ndarjes nga jeta të babait të tyre 18 vite më parë.
Ishte një mision i vështirë, vuajta dhe bëra çmos që ti bind familjarët mbi rëndësinë e arsimit të vajzave.
Mezi ua mbusha mendjen që është më mirë ti arsimoj sesa të qëndrojnë në shtëpi dhe punojnë thjesht si shërbëtore.
Bëra çmos derisa u arsimuan, filluan dhe punë part time, më pas gjetën dhe punë me kohë të plotë dhe me të ardhura të mira.
Normal që kujdesen edhe për mua, edhe pse unë vazhdoj të punoj për veten time.
Ata u martuan dhe më kanë dhuruar plot nipër e mbesa, e megjithatë unë vazhdoj të punoj.
U jam shumë mirënjohëse tre vajzave të mia. Ato tashmë punojnë dhe e sigurojnë vetë jetesën, pa pritur prej askujt.”