Rruga e suksesit fillon me një…ëndërr
Ishte vetëm gjashtë vjeç kur la shtëpinë në kërkim të një pune në Nju Jork. Në duar mbante një pëlhurë, në të cilën kishte mbështjellë gjërat më të domosdoshme. Në fillim të rrugës, ai u takua me një të moshuar të fisëm, i cili pasi mësoi qëllimin e djaloshit i tha:”Kapu fort pas ëndrrës tënde! Vetëm kështu mund të korësh suksesin e dëshiruar.”
Djaloshi u kthye nga plaku dhe i tha:”Por unë nuk di të bëj asnjë punë tjetër përveçse të prodhoj sapun dhe qirinj, gjë të cilën e kam mësuar në familje!!”
I moshuari iu përgjigj:”Shumë shpejt, dikush do e marë përsipër prodhimin e sapunit këtu në Nju Jork. Këtë gjë, mund ta bësh ti, ose mund ta bëjë dikush tjetër. Unë uroj që të jesh ti ai person, prandaj kapu fort pas ëndrrës tënde! Madje, unë besoj fuqishëm se do të jesh ti do të kesh sukses dhe do të vësh pasuri të madhe.”
Mandej, djali vazhdoi rrugën derisa më në fund mbërriti në Nju Jork, ku gjeti një punë të qëndrueshme. Fjalët e plakut i vinin gjithmonë ndër mend. Për ta realizuar ëndrrën e cila çdo ditë qartësohej më shumë, ai ndërmorri disa hapa të rëndësishëm. Pas disa vitesh, ai ishte ortak me punëdhënësin e tij. Kështu, vazhdoi të ndjekë këshillat e plakut, derisa e zgjeroi aktivitetin, shtoi pasurinë dhe emri i tij tashmë njihet në të katër anët e tokës. Ai është Samuel Kolgate, emrin e të cilit e shohim të shkruar mbi produkte të shumta si sapunët dhe parfumet. Me gjithë moshën e tij të njomë, ai la shtëpinë, i hyri një aventure dhe luftoi për të realizuar ëndrrën e tij. Ai nuk qëndroi ulur në pritje që ti buzëqeshë fati, por vajti dhe nuk la vend pa e kërkuar, derisa e gjeti. Që në moshë të njomë, ai e kuptoi se ëndrra e tij, është çelësi i fuqisë dhe suksesit.
Tani… çfarë mund të na thuash për veten tënde?! A ke një ëndërr për të cilën jeton? A ke një ëndërr për të cilën punon për ta realizuar?
Nëse përgjigja është pozitive, ji i sigurtë se do të hysh në rreshtat e atyre që kanë ndryshuar dhe ndryshojnë rrjedhën e jetës. Kjo, edhe pse mund të jesh akoma në krye të rrugës..