Si të bëni flokë kaçurrela pa pajisje elektrike

Në këto ditë dimri me shi, të ikën dëshira të kujdesesh për flokët e aq më pak t’i shtrish ato me pjaster sepse derisa të arrish në punë, ata janë kthyer në gjendjen natyrale të tyre. Është një problem i shumë femrave sepse kjo ju shpenzon një pjesë të mirë të kohës së tyre.
Nuk është e nevojshme të përdorni pjasterin, mashën apo tharësen me furça për t’u dhënë flokëve tuaj një formë të çrregullt, por të pranueshme. Është thjesht një maskë e cila përgatitet në pak minuta, por që ju zgjidh problemin me flokët.
Ju nevojiten:
¼ filxhan qumësht kokos
2 lugë mjaltë
1 lugë vaj kokosi i shkrirë
2-3 vaj rozmarinë (tjetër)
Përgatitja
Shtojini të gjitha produktet në një tas të vogël dhe përziejini derisa të krijohet një mase e trashë në formën e një paste.
Aplikojeni këtë maskë me duar në flokët tuaj duke i ndarë flokët në seksione. Më pas përdorni një krehër në mënyrë që maska të prekë çdo pjesë të flokëve dhe të ketë efektivitet të njëtrajtshëm në to.
Pasi ta keni aplikuar të gjithë masën, vendosni në flokë një kapuç ose një qese dhe afrohuni pranë kondicionerit për rreth 45 minuta.
Më pas, lajini flokët tuaja siç bëni normalisht. Do të shihni që maska ka dhënë efektin e saj. Mbase nuk do të keni flokë si të bëra me mashë, por do të keni onde natyrale dhe flokë të butë, një zgjidhje ideale në mungesë të kohës dhe dëshirës nga koha e vrenjtur dhe me shi.