Studimi, ndjekja e ndeshjeve të futbollit dëmton shëndetin

Ky lajm është i hidhur për burrat më së shumti, të cilët adhurojnë sportin, mblidhen me miqtë, me një birrë, një skedinë dhe shijojnë plot emocion ndeshjen. Të shikosh një ndeshje sportive është sikur të jesh duke luajtur aty, dhe kjo bën që rrahjet e zemrës të rriten aq shumë sa rrezikon të pësosh një arrest kardiak, veçanërisht për ata që kanë përgjithësisht rrahje të shpeshta të zemrës.
Studiuesit zbuluan se impulset e njerëzve u rritën me 75% kur ata shikonin një lojë hokej në televizion dhe 110% kur e shihni ndeshjen pa praninë e ndonjë personi pranë, dukë shkaktuar stres kardiak. Ky studim vlen edhe për ndeshjet e sportit. Studimi vlen edhe për sportet e tjera si futbolli, basketbolli, boksi etj.
Studimet e mëparshme e kanë lidhur shikimin e ngjarjeve sportive me rritjen e rrezikut të sulmit në zemër dhe vdekjes së papritur të spektatorëve, veçanërisht për njerëzit me sëmundje arterie koronare. Pulsi i lartë i zemrës që shkaktohet duke parë një ndeshje është e barabartë me pulsin kur bën stërvitje të fuqishme.
‘Nuk është rezultati i lojës që kryesisht përcakton intensitetin e reagimit të stresit emocional’, tregojnë autorët të cilët shtojnë se kjo ndodh nga emocionet e përjetuara gjatë gjithë ndeshjes.