Nëse nuk hani bukë, me trupin tuaj do të ndodh…
Eleminimi i karbohidrateve nga regjimi ushqimor është sikur të mos furnizosh makinën me karburant e të pretendosh të ecë. Sigurisht trupi i njeriut ka nevojë për shumë lëndë të tjera ushqyese , por nëse ju reduktoni sasinë e karbohidrateve ja çfarë do t’ju ndodhë.
Humbni peshën nga mbajtja e ujit
Kur zvogëloni sasinë e karbohidrateve ju do të humbni peshë, por nuk është yndyrë ajo që po shkrini, por ujë. Karbohidrat ruhen në trup në formën e glykogjenit e çdo gram karbohidrati ruan tre deri katër herë peshën e tij në ujë. Kur ju ndërprisni marrjen e karbohidratev, këto rezerva do të zbarezen dhe do të humbni sasi të mëdha uji.
Mund të sëmureni më lehtë
Karbohidratet janë burimi kryesor i energjisë së trurit. Kur një person eleminon karbohidratet, ai do të ndihet i lodhur, i plogështuar, i dobët fizikisht, do të ketë pagjumësi e ndjesinë e të përzierës.
Ulet dëshira për të ngrënë
Karbohidratet e rafinuara rrisin brenda një kohe të shkurtër sheqerin në gjak, për ta ulur në mënyrë drastike. Kjo gjë ju bën të uritur dhe të kosnumoni ushqim për të mbajtur nivelin e sheqerit nën kontroll.
Kur ju ndërprisni karbohidratet në tru çaktivizohet qendra e varësisë nga karbohidrater kësisoj dhe dëshirën për t’i ngrënë.
Bie niveli i energjisë
Drithërat janë një burim i shkëlqyer i hekurit, magnezit dhe vitaminave B, të cilat janë thelbësore për ruajtjen e niveleve të energjisë. Kufizimi i tyre bën që ju të ndiheni më të lodhur.
Probleme me aparatin tretës dhe kapsllëk
Fibrat e gjendura me shumicë tek drithërat jo vetëm që ndihmojnë në stabilizimin e niveleve të sheqerit në gjal, por zvogëlojnë dhe rrezikun e obezitetit dhe sëmundjeve kronike.
Luhatje humori
Nëse ju i thoni “JO” drithërave të shëndetshme i keni thënë jo, neurotransmetuesve si serotonina që ju bën të ndiheni mirë.