Jeni me grip? Njihuni me ‘pjatën’ që ju shëron!
Duke përdorur ushqime specifike, të përshtatura për individin dhe grupin e caktuar të simptomave mund të ndihmojmë në ribalancimin e trupit dhe shërimin në një mënyrë shumë specifike dhe të personalizuar.
Dy njerëz nuk janë kurrë të njëjtë prandaj është e rëndësishme “të dëgjosh” trupin dhe simptomat e tua dhe të zgjedhësh ushqimet që funksionojnë për ju.
Receta e supës më poshtë është e tillë:
Ajo lufton infeksionet, sinuset dhe gripin falë kombinimit të hudhrës dhe xhenxhefilit.
Përbërësit
1-2 rrënjë xhenxhefil ( të freskët dhe të prerë hollë)
4 qepë të grira imët
2 thelpi hudhra
6 filxhanë me lëng kockash
2 lugë gjelle vaj ulliri
kripë
Përgatitja:
Në një tenxhere skuqni qepën dhe hudhrat me pak vaj ulliri. Më pas shtoni xhenxhefilin, lëngun nga kockat e ziera më parë dhe i lini të ziejnë për rreth 30 minuta. Në fund i rregulloni me kripë e piper sipas dëshirës.
Kjo supë mund të ruhet në frigorifer për disa ditë. Ndjehuni të lirë të shtoni perime të tjera nëse dëshironi të bëni më shumë supë.