Magazina

Ora që ju zgjon me aromën e kafesë në vend të ziles (Video)

Është pamundur të duroni zilen shqetësuese të orës në mëngjes? Tani zgjimi juaj mund të jetë më i këndshëm.

Kjo sepse ka një orë me zile që mund të çlirojë një aromë të këndshme, edhe pa pirë filxhanin e parë të kafes.

Në vend të tingujve të bezdisshëm të zileve, tani ekziston Sensorwake, një orë me zile që lëshon aroma të ndryshme në ajër për t’ju zgjuar pak nga pak.

Shpikësi francez, i cili thotë se i urren mëngjeset, ndërtoi prototipin në garazhin e tij disa vjet më parë.

“Ne përdorim rruaza polimeri në kapsulën me aromat, dhe kur kalon ajri, i përhap ato, sepse kalon nëpër kapsula, dhe pastaj aromat arrijnë në shtratin e njerëzve,”thotë Guillaume Rolland.

https://youtu.be/rRXe_8iMMoA

Related Articles

Back to top button