Përse elektrizohen flokët dhe na “zë korenti” gjatë dimrit
Ka shumë arsye për ta patur inatë dimrin. Errësohet shpejt, bën ftohtë dhe sa herë prekim një dorezë dere apo makine pësojmë një shok të bezdisshëm.
Gjithçka ndodh falë elektricitetit statik, që sipas “LiveScience” ndodh kur ngarkesat elektrike pushtojnë sipërfaqjen e një objekti.
Në këtë gif, teksa djali i vogël hidhet në trampolinë ai mbledh gjatë gjithë kohës elektrone ekstra. Kjo është edhe arsyeja përse flokët e tij janë të elektrizuara: të gjitha shkarkesat negative që ai ka në trup kanë tendencën të shtyjnë njëra – tjetën.
Por kur i vogli prek gishtin e të atit, të gjithë këto elektrone ekstra shkojnë tek gishti i këtij të fundit dhe shkaktohen tek gishti i tij, duke dhënë edhe atë shkëndijën e bezdisshme.
E njëjta gjë ndodh edhe kur ecni nëpër dhomë mbi tapet. Gjatë kësaj kohe trupi vjedh ose lë elektrone, kjo në varësi të asaj që keni veshur tek këmbët.
Ndaj, kur prekni dorezën e derës, miliona elektronë ekstra kalojnë nga ju tek kjo e fundit, duke shkaktuar sërish të njëjtin efekt.
Arsyeja përse ndodh më shpesh, shpjegon “Weather Network”, është sepse ajri i ftohtë nuk mban aq shumë lagështi sa i ai i ngrohtë.
Për shkak se uji është konduktor i mirë, lagështia i jep mundësinë elektroneve që të largohen nga trupi jonë përpara se të kenë mundësinë për t’u grumbulluar.