Magazina

“Humanisti” që fton për varje të të burgosurit dhe për bojkot të turizmit shqiptar

Kryetari i Fondit Humanitar i Kosovës Lindore (FHKL), Xhelal Mehmeti ka kërkuar të dielën varjen e të dyshuarit të vrasjes së dy turistëve çekë në zonën e Shkodrës, Sokol Mjacaj. Në një postim në “Facebook”, Mehmeti madje ka ftuar – në të kundërtën – për bojkotimin e turizmit në Shqipëri. “Nëse Qeveria Rama, don me ngrit zhvillimin turistik, duhet të ndodh kjo ne foto, përndryshe ftoj gjith Turistat Shqiptar bojkot pushimeve ne Shqiperi, duke filluar nga vetja ime.Un nuk shkoj me fam në Shqipëri, derisa kriminaliteti lulzon”, ka shkruar Mehmeti, i cili merret me veprimtari humanitare dhe që përflitet në opinion si kandidat i mundshëm i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) të Riza Halimit për kryetar të Komunës së Preshevës, në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Xhelal Memeti që jeton dhe punon në Zvicër, është I shpallur edhe “ambasador i paqes” nga një organizatë joqeveritare, me disa veprimtarë të tjerë lokalë, përfshirë edhe kryetarin e Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa. Që nga viti 1982, Këshilli i Europës ka miratuar një protokoll shtesë të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, ku është shfuqizuar dënimi me vdekje në kohë paqeje. Vetëm Rusia nuk e ka ratifikuar. Bashkimi Europian e ka kusht për pranimin e anëtarëve të rinj shfuqizimin e dënimit me vdekje. /presheva.com/

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button