Kur “zhduket” një aeroplan, një miliard dollarë, madje edhe një plazh: Këto janë 8 vjedhjet më “spektakolare” në botë
Kisha, një aeroplan Boeing, një miliardë dollarë, madje edhe një plazh: Ja gjërat se nuk besonit se do të vidheshin ndonjëherë.
1- Një plazh
Në korrik të vitit 2008 në Xhamajka u vodh një plazh i tërë: Coral Springs. Ai formohej nga 400 metra me rërë të bardhë. Në pjesë e madhe e rërës (rreth 500 kamionë) u zhduk.
Pas tre muajsh hetime, policia gjeti fajtorin. Mendohet se rëra u përdor si material për të ndërtuar disa shtëpi. Vjedhje të rërës janë verifikuar edhe në Hungari dhe Greqi.
2- Në miliard dollarë
Thuhet se Saddam Hussein ka grabitur Bankën Qendrore të Irakut, 1 miliard dollarë në vetëm një ditë, pak përpara se trupat amerikane të bombardonin Irakun në vitin 2003. Për transferimin e parave mendohet se ka përdorur kamionë.
Por një pjesë e parave, sipas Ministrit të Thesarit në Uashington, përcjell TiranaObserver, janë rikuperuar. Një agjent i ushtrisë kishte gjetur rreth 650 milionë dollarë në faturat e fshehura brenda pallatit presidencial të Sadamit.
3- Një cisternë nafte
Në vitin 2004, disa piratë (ndoshta somalezë) vodhën një cisternë të ngarkuar plot me naftë në Ganë. Për aq sa mund të duket e pabesueshme, vjedhja e anijeve ka qenë një fenomen i brigjeve të Afrikës dhe Azisë.
4- Një kishë
Një kishë e vjetër 200-vjeçare u vodh në Rusi, tullë më tullë. Banorët e fshatit të afërt të Kamarovos, 300 km nga Moska, e vodhën për t’ia shitur tullat një kontraktori lokal si material ndërtimi. Kisha që i kishte rezistuar kohës që nga viti 1809, nuk funksiononte.
5- Radioaktiviteti
Në vitin 1987, një pajisje e vogël për radioterapi, prej vetëm 93-gramësh është vjedhur nga një spital i braktisur në Brazil. Prej tij, vdiqën 4 persona, ndërsa 249 persona të tjerë u prekën nga ajo. Ajo vjedhje është konsideruar si një prej katastrofave më të këqija bërthamore.
6- Një avion Boeing
Në vitin 2003, një Boeing 727 u vodh në aeroportin e Angolës. Pavarësisht kërkimeve të shumta në të gjithë botën, as avioni dhe as pilotët nuk u gjendën kurrë. Për këtë rast, u mor FBI-ja, CIA, Departamenti i Shtetit Amerikan dhe shumë agjenci private. Pas disa manovrash të parregullta, avioni humbi komunikimin me kullën ajrore. Mendohet se avioni është shitur për 1 mln dollarë.
7- Kufoma të famshme
Në vitin 1978, trupi i Charlie Chaplin u vodh në këmbim të një çmimi prej 400 mijë dollarësh. E veja refuzoi të paguante sepse “Charlie-t do t’i dukej qesharake”. Trupi i tij u gjet 11 javë më vonë. Edhe kufoma e Evita Peron pati të njëjtin fat. Ushtarakët e grupit “Revolucioni Liberal”, që rrëzuan diktatoren Peron, kishin frikë se çdo vend ku do të vendoseshin eshtrat e Evitas do të transformohej në vend kulti. Kështu Evita u varros me emër të rremë, Maria Maggi de Magistri në varrezat e Milanos.
8- Një urë 200 ton
Në vitin 2007 u vodh një urë metalike prej 200 tonësh. Ajo ndodhej në Khabarvsk të Rusisë Lindore dhe u zhduk gjatë natës. Ura ishte pjesë e të vetmes rrugë që lidhte dy vende. Por vjedhjet e urave nuk janë të rralla. Vjedhje ure janë raportuar në Indi, Turqi dhe Republikë Çeke.