Magazina
Kush është gruaja që solli shembullin e veçantë në situatën e vështirë nga zjarret
Një foto e një gruaje me shami të bardhë në kokë, teksa shuan flakët e zjarrit që kanë mbërritur pranë banesës së saj, ka bërë xhiron e rrjetit.
Zonja në fjalë, quhet File Murre, dhe është nga Tale e Lezhës. Zjarri ka rënë në shkurret e kanalit pranë shtëpisë së saj.
Filja ka marrë kovën ka nisur ta mbushë me ujë dhe ka kontribuuar sadopak në shuarjen e flakëve.
Më tej kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse. Por detyra qytetare e kësaj gruaje lezhjane, do të thotë shumë.