3 shenjat e horoskopit me fytyrë engjulli, por që kanë shpirt katil
Të gjithë jemi në dijeni të thënies se ‘nuk ekziston asnjë njeri pa mëkat’.
Secili prej nesh reagon ndryshe kur gjindet në një situatë të vështirë dhe kur mendon se i është bërë padrejtësi.
Megjithatë, disa nga shenjat e horoskopit nuk frenojnë as në situata të tilla dhe kur u zgjohet ana e tyre errët, bëhen shumë të rrezikshme, transmeton portali arbresh.info
Me njerëzit që u përkasin këtyre shenjave duhet bërë kujdes.
Gaforrja
Edhe pse njihet si persona që shfaqin emocione të mëdha, njerëzit e lindur në shenjën e Gaforrës janë shumë të rrezikshëm. Dhe nuk është për t’u habitur, shumica e njerëzve që kanë kryer krime të pasionit kanë lindur në këtë shenjë. Ekspertët thonë se paqëndrueshmëria e tyre emocionale dhe psikologjike ndodh pikërisht për fajin e tyre, por shtojnë se ky është një tipar që i përket kësaj shenje.
Virgjëresha
Njerëzit e lindur në shenjën e Virgjëreshës zakonisht janë të qetë dhe duan që problemet t’i zgjidhin me anë të kompromisit, pa grindje dhe britma. Por, kur forca e errët zgjohet në ta, njerëzit që ndodhen pranë tyre duhet të bëjnë kujdes. Astrologët thonë se në veçanti kjo ndodh me femrat e kësaj shenje, ndërsa problemi më i madh i tyre është se ato bëjnë gabime pa lënë gjurmë. Me një fjalë, ato edhe krimin e kryejnë me taktikë.
Akrepi
Me personat në shenjën e akrepit duhet të bëni kujdes, sepse të gjithë helmin që e fshehin, mund t’ua lëshojnë pa e hetuar ju. Kjo shenjë është më pak e rrezikshme se Gaforrja, por për shkak të ligësisë dhe mungesës së pranimit të fajit, ato mbeten të paprekshme.