Macja mund të nuhasë vdekjen dhe lehtëson “kalimin” në botën tjetër
Adhuruesit e kafshëve të cilët për kanakarë shtëpiakë kanë qen dhe mace, dinë shkëlqyeshëm që ndër to ka dallime të mëdha, mirëpo mu ato e bëjnë bashkëjetesën më interesante dhe më të bukur.
Macet janë si jing e jang, tek ato ekzistojnë besnikëria dhe pavarësia, butësia dhe përmbajtja, guximi dhe kujdesi, afshi dhe indiferenca.
Në njëfarë mënyre sillen ashtu siç dëshirojnë ato. Janë shumë të kujdesshme dhe të shkathëta, ngjitëse të vogla dhe gërvishtëse, mirëpo kur ju ulen në prehër dhe fillojnë me gërhitjen e tyre të paçmueshme – relaksimi është i garantuar.
Thonë që macet flenë në vende ku ka energji negative dhe krijojnë balancën. Ekzistojnë teori të shumta për macet dhe aftësitë e tyre, transmeton Telegrafi.
Në disa shtëpi të pleqve dhe të personave të paaftë konstatojnë që macet mund të hetojnë madje edhe vdekjen.
Një ndër to është edhe maçoku e quajtur Oscar, “i punësuar” në Shtëpinë e pleqve në qytetin amerikan Providensë, ndërkaq për aftësinë e tij është shkruar madje edhe një libër.
Në këtë shtëpi të pleqve personeli madje edhe ka provuar që të testojë aftësitë e tij duke e vënë në krevate të personave për të cilët kanë menduar që do të vdesin.
Oskari thjesht ka shkuar në krevatin tjetër te pacienti tjetër dhe në më shumë ese 50 raste është ulur mu tek personi i cili ishte duke vdekur, sikur dëshironte t’i ndihmonte të kalonte në botën tjetër.