Magazina

Çfarë kërkojnë shqiptarët në Google? Përgjigja është shumë larg asaj që mendoni

Faqja e vlerësimit të kostos “Fixr.com” ka krijuar një hartë të botës për objektin më të kërkuar nga Google për çdo shtet, duke përdorur pyetjen e kërkimit “Sa kushton …?”
Interesante është se gjëja që kërkojnë më shumë shqiptarët në Google është edukimi.

Sipas hartës, shqiptarët kërkojnë për institucione edukimi dhe shkollimi në vendet e tjera shkruan Monitor. Ndërsa, në studimin e një viti më parë, pyetja më e kërkuar që bënin shqiptarët ishte “sa kushton një operacion hunde”.

Ndërsa të tjera gjetje interesante, ishin në shtete si Rusia kërkojnë “si të fluturosh një mig”, apo Korea e Jugut: “sa kushton një operacion hunde”, në Australi “sa kushton një fertilizim in vitro”. Në Afrikë, shumica e njerëzve kërkojnë produkte për nevojat jetike… kafshë, ushqime, karburant. Brazilianët duan të dinë se sa kushton një … prostitutë.

Thuajse në të gjitha vendet e Afrikës, njerëzit shqetësohen për nevojat jetësore, duke përjashtuar Mauritaninë dhe Sierra Leonen.

Në Sierra Leone, produktet më të kërkuara janë diamantet, ndërsa në Mauritani, skllevërit.

Rezultatet e Autocompletimit të Google ndryshojnë në bazë të historisë së kërkuesit, kohës së kërkimit dhe vendit të kërkimit –por këto të dhëna arrijnë që të tregojnë disi, për mënyrën se si perceptohen vendet.

Related Articles

Back to top button