Lajme

Këng për Sulmin në Xhamin e Preshevës në vitin 1943 (Video)

Më 15 shtator të vitit 1943, në Xhaminë e Poshtme të Preshevës, Natën e Ramazanit,Natën e Madhe të Kadrit, të 27 me radhë, thotë dëshmitari okular, Qazim Abdyli i Mëhallës së Hamishëve, kur Xhemati shkonte për të fal Namazin e Teravive, ndodhi një masakër e madhe, kontraçetnikët serbë hodhën bomba në Xhaminë e Poshtme të Preshevës. Edhepse ishte kohë lufte, Lufta e Dytë Botërore, kur Presheva ishte e okupuar nga Bullgaria fashiste, Preshevarët në Xhaminë e Poshtme gjatë faljes së Namazit nuk venin roje për rreth Xhamisë. Këtë e dinin forcat e kontraçetës serbe me pushtetarët bullgarë, të cilët sëbashku vendosën të hedhin bomba në Xhaminë e Poshtme, e cila më pak ishte e mbrojtur, se sa Xhamia e Ibrahim Pashës, në qendër të Preshevës.

Presheva.AL ju sjell ngjarjen permes kenges.

Teksti:
Na ka ardh o ni lajm o i zi
O n’Presheve qka ka bo vaki
Nuk osht moti o vllaznie
Na ka ra o jogoshi nxhamije
Na ka ra jogoshi o nxhami
Per dritare o bumjet naj ka shti
Per dritare bumjet po i qet
O i ka myt 28
O pshton hoxha me 12 vet
Po bon hoxha o hajo me det
Kur ka dal hoxha n’hajat
O ishin mush o kundrat me gjak
Kshyre hoxha qka po ban
Muro xhematin e po ftillon
Ne malsi atje kur u dal
O zatet o ndo trima shqiptar
Selam hoxha ju ka dhon
Ja nis hoxha po kallxon
Folke hoxha me lot ne sy
Na ka ra o shkijet nxhami
Na kan ra o shkijet nxhami
Na i kan myt o shum o vllazni
A bre hoxh more bon o gajret
Na kete pun do ta ndreqim vet
Ata trima jon qu nkom
E vendosen me pak fjal
Besen hoxhes ja kan dhon
Na ket hak o kemo me mar
Shpejt e shpejt jan ra n’carshi
Nacallnikit o nzyre i kan hi
O ku je more faqezi
qysh na lshove shkijet nxhami
Jo thot ktohen nu ke di
Sikur aklli n’vend u ngri
Per ket pune mos keni o dert
Me kto pune do te mirem vet
Jo mor shka ata i kan than
Pasha besen qe e kem dhan
Na ket hak o kem me mar
Ose anaj o kryt e tan
Nacallniki o nau trishtu
Po don shpirti o per me lshu.

Related Articles

Back to top button