Magazina

Gabimet që bëjnë femrat me flokë të yndyrshëm

Kur vjen punatek flokët duket se njerëzit ndahen në dy grupe: ata që mund të rrinë deri në 4-5 ditë pa larë flokët e ditë pas ditë floku t’u duket më i bukur dhe me shkëlqim dhe të tjerët që mund të lahen në mëngjes e në darkë flokët të kenë filluar të yndyrosen.
Nëse i përkisni grupit të dytë atëherë jeni në vendin e duhur sepse më poshtë ne do të ndajmë me ju disa këshilla në mënyrë që flokët të mos ju yndyrosen shumë shpejtë, transmeton Living.al.

1. Mos i prekni flokët shumë shpesh gjatë ditës, pasi flokët mund të yndyrosen nga djersa apo vaji i duarve.

2.Larjet e shpeshta
Nëse flokët i lani shumë shpesh me shampoo, kjo e fundit do të eleminojë të gjithë yndyrën nga flokët duke nxitur më shumë prodhimin e saj.

3.Balsami duhet aplikuar vetëm në majat e flokëve, pasi nëse ky produkt aplikohet që në rrënjë, e sigurtë që flokët do t’ju yndyrosen shumë më shpejtë.

4. I krihni flokët shumë shpesh e krëhëri është i papastër
Krehja e flokëve disa herë gjatë ditës mund të stimulojë prodhimin e yndyrës. Ne fillim floku mund të duket me shkëlqim, por shumë shpejt do të duket i yndyrosur.

Related Articles

Back to top button