Kujdes! Paracetamoli mund t’ju vrasë. Ja gabimi që bëjmë ne shqiptarët

Mjafton një dhimbje koke dhe direkt marrim një paracetamol. Por nëse nuk jep efekt, atëherë shumë persona marrin një kokërr tjetër nga ky medikament.
Doza e përdorimit të këtij medikamenti shtohet sidomos në sezonin e dimrit, ku rikthehen virozat dhe gripi. Por a është e lejueshme dhe a ka efekte anësore përdorimi pa kriter i paracetamolit?
Të pish më shumë paracetamol sesa doza që të është caktuar dhe për shumë vite, mund të shkaktojë dëme të mëdha për shëndetin.
Kjo të paktën është treguar në një studim të kryer nga një ekip kërkuesish të Universitetit të Edinburgh-ut, të publikuar në Britich Journal of Clinical Pharmacology.
Dëmi që mund të shkaktojë marrja e tepruar dhe në mënyrë të rregullt e këtij medikamenti është shumë i vështirë për t’u kuruar.
“Personat që vijnë në spital pasi kanë pirë përnjëherësh shumë kokrra paracetamol, mund të shpëtohen, duke qenë se analizat e gjakut tregojnë sasinë ekzakte të këtij medikamenti në trup dhe mjekët mund të reagojnë më shpejt për të shpëtuar mëlçinë”- thotë studimi.
Mjeku Kenneth Simpson dhe ekipi i tij kanë studiuar dosjet mjekësore të 663 pacientëve që vuanin nga lesione hepatite të shkaktuara nga paracetamoli.
161 pacientë që kishin marrë doza të mëdha për një periudhe 6-vjeçare kishin më shumë probleme me mëlçinë, me trurin, si dhe kishin nevojë për një kujdes të rrugëve të frymëmarrjes. Pas komplikimeve, këta pacientë mund edhe të humbin jetën. Sipas profesorit Roger Knaggs, mesazhi është i qartë: “Nëse merrni më shumë paracetamol sesa doza e lejuar (8 kokrra nga 500mg), ju nuk do të qetësoni dhimbjen, por do e dëmtoni me shume shëndetin”.
Kujdes, këto janë këshilla që nuk duhen anashkaluar.