Këto këpucë janë më të shtrenjtat në botë: Vetëm një femër ka privilegjin t’i mbajë!
Ndoshta dëshironi të dini sa kushtojnë? Disenjatorja Debbie Wingham është specializuar në prodhimin “e gjërave” më të shtrenjta në botë.
Në vitin 2012, ajo ka dizajnuar fustanin më të shtrenjtë, të zbukuruar me diamante të zeza 50 karatësh.
Pas një viti, ka punuar abanë më të shtrenjtë (rrobë veshjeje të cilën e bartin femrat në botën islame), të zbukuruar me diamante të rralla të kuqe, dhe më pas tortën më të shtrenjtë për klientët në Dubai.
Tani radhën e kanë këpucët më të shtrenjta.
Fjala është për sandalet të cilat i ka punuar në bashkëpunim me disenjatorin e këpucëve të Chris Campbellit.
Këto taka të zbukuruara me diamante të rralla ngjyrë vjollce dhe të kaltër, janë qëndisur me të bardhë.
Mirëpo, këto nuk janë të gjitha diamante të cilët janë qepur në këto këpucë – gjithsej ka 1.000 sosh!
Astari i këpucëve është bërë nga ari, ndërkaq pjesa e sipërme e lëkurës është ngjyrosur me arë 24 karatësh dhe është e qepur me penj ari.
Këpucët më të shtrenjta në botë tashmë kanë pronaren. Janë punuar për një zonjë nga Dubai, ndërsa kushtojnë 15,1 milionë dollarë.