Falë këtyre gjetheve ju do të shpëtoni përgjithmonë nga variçet
Variçet janë zgjerime të venave, të cilat bëhen shumë shqetësuese si nga ana shëndetësore dhe estetike për femrat. Ka trajtime të ndryshme për trajtimin e tyre, si terapitë apo ndërhyrjet kirurgjikale, por shpesh nuk janë efektive, ose në rastin më të keq janë të kushtueshme.
Por, ka disa përbërës shumë të thjeshtë që përdoren shumë në kuzhinë dhe bëjnë mrekulli me shëndetin. Gjethet e dafinës kanë veti mjekësore dhe kur kombinohen me vaj ulliri ata shndërrohen në një ilaç shumë të fuqishëm i cili ka aftësinë të zhdukë variçet.
Përbërësit:
30 gram gjethe dafine
250 ml vaj ulliri
Përgatitja:
Merrni disa gjethe dafine, copëtojini dhe lërini të thahen. Më pas hidhini në një kavanoz me vaj ulliri. Mbylleni me kapak dhe lërëni në një vend të freskët për 2 javë. Largojini gjethet e dafinës dhe zëvendësojini me të reja. Lëreni edhe për 2 javë të tjera dhe më pas kulloni vajin. Ngroheni pak dhe zhysni në të pak pambuk. Aplikojeni mbi variçe deri kur ato të zhduken plotësisht.