Magazina
Tmerrohet këngëtarja shqiptare: Keni dëgjuar të kesh fobi nga binjaket?
Ditën e djeshme në “E diela shqiptare”, ishte e ftuar Evi Reçi e cila prezantoi këngën e saj “Dorëzohu” me të cilën do konkurrojë në “Kënga Magjike”. Por përpara performancës, Evit iu bë një lojë me dy vajza.
Pasi këngëtarja mori vesh se ato ishin binjake zbuloi fobinë e rrallë duke u shprehur se e ka problem sa herë sheh binjakë.
“Sa herë i shoh dy binjakë bashkë nuk arrij të përqëndrohem. Ky është problem”. E pyetur nga Arditi nëse do kishte një motër binjake…Evi tha: “Besoj këtë fobi nuk do e kisha, por nuk do ta doja një motër binjake”.
“Po nëse do të martoheshe me dikë që ka një binjak…”, i tha Arditi. “Do ishte tmerr”, u shpreh Evi. Po ju kishit dëgjuar për këtë fobi të rrallë?