Kjo kullë e projektuar nga një italian mbledh 100 litra ujë në ditë dhe do të shuajë etjen popullsinë afrikane
Dy arkitektët, Arturo Vittori dhe kolegu i tij zviceran Andreas Vogler, kanë krijuar dhe ndërtuar një çisternë moderne që mund të mbledhë ujë në një mënyrë shumë inteligjente.
Është projektuar qartë që të instalohet në vendet ku disponueshmëria e ujit të pijshëm është një problem i madh. Struktura e merr ujin nga lagështia e ajrit dhe kondensimi kryhet brenda në një zgavër të vetë strukturës. Është tërësisht eko-miqësore dhe e lehtë për t’u mbledhur, kështu që mund të montohet dhe të riparohet fund e krye nga vetë fshatarët.
Në Afrikë, gratë të shoqëruara shpesh nga fëmijët e tyre, bëjnë dhjetëra kilometra rrugë çdo ditë për të mbledhur ujë të pijshëm.
Ideja e arkitektëve, e quajtur Water Warka, nuk do të kërkojë më lëvizje të tilla.
Kjo është një kullë e krijuar me bambu, të mbuluara me pëlhurë të rrumbullakët plastike të ricikluar, polietileni tekstili.
Uji i pranishëm në formën e lagështirës në ajër mbetet i bllokuar në rrjet dhe kondensohet. Lëngu i grumbulluar ruhet në një enë speciale.
Struktura e përgjithshme është shumë e lehtë dhe mund të mblidhet lehtësisht nga 4 të rritur.
Ideja lindi duke vëzhguar aftësinë e një blete të vogël të shkretëtirës për nxjerrjen e ujit nga ajri, duke kondensuar lagështinë e ajrit në barkun e saj.
Sa i përket aspektit estetik, Water Warka është në përputhje të plotë me traditën etiopiane që përdor shumë shufra bambu në ndërtim.
Warka në Etiopisht do të thotë “pemë fiku”: krijuesit kanë zgjedhur këtë emër për të krijuar idenë e bollëkut të fikut dhe për të kujtuar rëndësinë e pemëve në traditën afrikane: fshatarët zakonisht mblidhen nën hijen e tyre për të diskutuar apo festuar. (a.m)