Të gjithë kanë nevojë për një “shoqe të keqe”. Ja arsyeja përse
Në mënyrë tipike, gjithçka që duam nga një mike është përkrahja – e pakushtëzuar, jokritike dhe e palëkundur. OK, kjo nuk është krejtësisht realiste, por kërkimet e reja sugjerojnë se mund të mos jetë edhe e shëndetshme. Sipas një studimi të Universitetit të Plymouth-it, kur një mike është “e keqe”, ajo ose ai mund të jetë duke u treguar e mirë, edhe pse nuk duket kështu.
Studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar zhvilluan një teori se kur vendosim veten në vendin e një personi tjetër, mund të vendosim të jemi kritikë, nëse mendojmë se kjo mund ta ndihmojë atë person të arrijë një objektiv të rëndësishëm: Imagjinoni miken që vazhdon të bëjë zgjedhje të tmerrshme në marrëdhënie, për shembull, dhe ju do të donit ta ndalnit. Për të testuar teorinë, kërkuesit i kërkuan vullnetarëve të luajnë një video lojë të dhunshme dhe pastaj të jepnin këshilla për një partner që po kalonte kohë të vështira personale, për të fituar ndeshjen. Studiuesit zbuluan se vullnetarët kishin më shumë gjasa të bëheshin negativë, nëse mendonin se ishte e rëndësishme për partnerin e tyre që të fitonte ndeshjen.
Bazuar në rezultatet, studiuesit arriti në përfundimin se ndjeshmëria çoi njerëzit në zgjedhjen e përvojave negative emocionale për partnerin e tyre, sepse ata besonin se kjo në fund të fundit do të ndihmonte partnerin e tyre të ishte i suksesshëm. Ekstrapolimi i kësaj në jetën reale, do të thotë që, nëse jemi të sinqertë me shoqen që vazhdon del me tipa të këqinj, mund ta ndihmojmë atë në afat të gajtë.
Por në qoftë se ju do të ndiqni këtë qasje, është e rëndësishme që ta bëni si duhet. Sipas studimit, ju nuk duhet të prisheni me miken ose ta bëni të ndjehet si budallaqe. Në vend të kësaj, ju duhet të paraqisni situatën në një mënyrë që mikja juaj të mund të imagjinojë një skenar më të keq. Pyeteni se se si do të ndihej nëse do të duhej të kalonte një tjetër zemërthyerje.
Kjo perspektivë alternative mund të ndihmojë në rritjen e shanseve që mikja juaj të marrë vendime më të mira dhe për të arritur qëllimin e vet. “Këto gjetje hedhin dritë mbi dinamikën shoqërore, duke na ndihmuar të kuptojmë, për shembull, pse ndonjëherë ne mund të përpiqemi t’i bëjmë të dashurit tanë të ndihen keq, nëse e perceptojmë këtë emocion si të dobishëm, për të arritur një qëllim”, thotë autorja e studimit Belén López-Pérez, një shkencëtar psikologe në Liverpool University Health. Burimi: Reader’s Digest